Edhe EULEX-i denoi dhunen ne veri te Kosoves
Albeu.com
EULEX-i ka dënuar veprimet e sotme të dhunshme të një grupi të vogël njerëzish në Kosovën veriore. Incidentet ndodhën tek Kroi i Vitakut dhe në Mitrovicën veriore.Pati një numër lëndimesh të vogla dhe dy granata dore u hodhën drejt oficerëve të policisë së EULEX-sit dhe KFOR-it. Gjithashtu ka patur të shtëna në drejtim të oficerëve të policisë të misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe kundër atyre që ishin angazhuar në rindërtimin e shtëpive tek Kroi i Vitakut, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga EULEX-i. Më tej komunikata bën të ditur se "policia ka qenë e detyruar të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që thyen kordonët e Policisë së Kosovës". "EULEX-si ishte aktiv në mbështetjen e policisë së Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës", thekson komunikata. "Ne u kërkojmë të dyja komuniteteve që të vetëpërmbahen. Eshtë çështje e palëve që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociimit dhe dialogut. EULEX-si është i gatshëm të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit", përfundon komunikata.
Shtuar më 28/04/2009, ora 05:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori