Edhe Boshkovski kerkon doreheqjen e Gruevskit
Albeu.com
Ljube Boshkovski sot kërkoi nga kryeministri Gruevski që të jap dorëheqje. Shkak për këtë, thotë se janë të gjitha çështjet e pazgjidhura deri më tash, dhe hapat e gabuar si dhe dëmi që kryeministri ia shkaktoi shtetit.
Sipas kryetarit të partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë’ para samitit të NATO-s në Bukuresht, Gruevski e pranoi emrin Republika e Maqedonisë – Shkupi, kurse ka mohuar se kjo është e vërtetë. Boshkoski kërkoi nga kryeministri që të përgjigjet se vallë propozimi ‘Maqedonia Veriore’ është spekulim ose jo?

‘A jeni të vetëdijshëm zoti Gruevski se për shkak të mos transparencës dhe rolit tuaj të dyfishtë që e luani nga njëra anë, të zhvilloni negociata fshehurazi jashtë kurse këtu të aktroni patriot, ende nuk kemi zgjidhje dhe Maqedonia vendnumëron‘, theksoi Lube Boshkoski, kryetar i ‘Të bashkuar për Maqedoninë’.

Boshkoski thotë se teksti i djeshëm në të përditshmen ‘Vest’ në të cilin duke iu referuar burimeve anonime ishte shpallur se gjoja pyetja e referendumit që përgatit qeveria, ishte një balon provues të cilin kryeministri e lëshoi në opinion. Mirëpo, megjithatë Boshkoski nuk njoftoi sot se cili është qëndrimi i tij lidhur me referendumin për emrin e kompromisit eventual. A thua propozimi për të cilin spekulohet, përkatësisht Maqedonia Veriore është i pranueshëm për partinë e tij?

‘Në kurrë nuk do të pranojmë që të ndryshohet emri i Maqedonisë. Qëndrimi i politikës së partisë sonë politike dhe i kryesisë së saj, organ më i lartë i partisë është se duhet të vendoset më në fund pozita e harmonizuar kombëtare, pozitë e dakorduar ku nuk do të ketë fitues dhe humbës’, shtoi Boshkoski.

Krahas mos transparencës në procesin e bisedimeve për emrin, Boshkoski e akuzoi Gruevskin edhe për sjellje kriminale, me qëllim, sikurse që tha, ti sigurojë mirëqenie familjes së tij. (alsat)
Shtuar më 09/10/2009, ora 22:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori