Edhe Beogradi është kundër ndarjes së Kosovës
Albeu.com
Ndonëse nuk ka pasur rezultate konkrete në Vjenë, pala serbe është e kënaqur që janë diskutuar çështjet për të cilat deri vonë pala shqiptare nuk ka pranuar të diskutohen, thotë Slobodan Samarxhiq, këshilltar i kryeministrit të Serbisë.Samarxhiq tha për mediat serbe se për palën serbe as që mund të bëhet fjalë për ndarjen e Kosovës dhe për ndryshimin e kufijve. "Beogradi nuk dëshiron ndarjen e Kosovës dhe në asnjë dokument të të vetin nuk bëhet fjalë për atë. Beogradi ka një strategji krejtsisht tjetër - dy pika të qëndrueshme. Njëra do të mundësojë decentralizimin e thelluar për komunat serbe në Kosovë, që do të përshinte edhe selitë kryesore të manastireve dhe monumenteve të kulturës, ndërkaq pika tjetër Kosovës do t'i sigurojë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë. Për ndryshimin e kufijve, ndarjen apo ndonjë zgjidhje të tretë, as që bëhet fjalë", thotë Samarxhiq. qik
Shtuar më 21/03/2006, ora 12:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori