Edhe Bashkia e Tiranes padit ministrin Prifti
Albeu.com
Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florjan Serjani ka deklaruar sot se listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës do t'i shtohet dhe ajo e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Në një konferencë për mediat para Gjykatës së Tiranës, Seriani, u shpreh se të hënën do të nisin procedurat për padinë ndaj ministrit që akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kreun e PS-së, Edi Rama.

Seriani përmendi në janë paditur deri më sot, kryeministri Sali Berisha si dhe deputetë të ndryshëm si Aldo Bumçi, Lajla Përnaska, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone dhe zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

"Politika e baltës nuk mund të sundojë mbi ligjin", tha Seriani, duke shtuar se ligji do të jetë përgjigja për ata që fyejnë dhe shpifin.

Fillimisht ishte Partia Socialiste ajo që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori