Edhe Agron Duka flet për një parti të re socialiste

Prej dy ditësh në media flitet për një parti të re të majtë që do të krijohet nga ish-figura qendrore në Partinë Socialiste siç është edhe Fatos Nano. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një parti që është në pushtet e mbështetur nga një numër i konsiderueshëm deputetësh, një hap i tillë duket disi i largët.

Por, sëfundmi këtyre zërave i është shtuar edhe ish-kandidati potencial deri në minutën e fundit për Durrësin, Agron Duka. I pyetur në një intervistë për Gazetën Telegraf, nëse janë kushtet për një parti të re në të majtë, Duka përgjigjet: “Kushtet në politikë asnjëherë nuk janë mirë, nuk besoj se do jenë shumë miqësor “rilindasit” me një parti të re socialiste, por një gjë e them me siguri, që një gjë e tillë do të ndodhë dhe kjo ndjehet, por sa më vonë aq më keq për të gjithë”.

Ky i fundit njihet si i majtë puro pavarësisht rreshtimit në krah të republikanëve. Duka ka qenë ministër Bujqësie në përiudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori