Ecja, maskat e ushqimet e blera: MSH u përgjigjet pyetjeve më delikate mbi COVID-19
Pavarësisht se kanë kaluar mbi 3 muaj nga pandemia e COVID-19, akoma ka pikëpyetje në lidhje me këtë virus i cili ende është i panjohur.

Ministria e Shëndetësisë me anë të një videoje, ka dhënë përgjigje për gjashtë nga shqetësimet më të shpeshta:

A duhet të vendos maskë?

Po. Vendosni maskë kur nuk mund të mbani distancën fizike prej të paktën 1 metër. Maska ju siguron mbrojtje ju dhe të tjerëve.

A duhet të distancohem nga bashkëjetuesit e mi nëse ata nuk janë të sëmurë?

Jo. Distancimi social do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të mbash distancë nga persona jashtë banesës suaj.

A është e sigurt të konsumosh ushqim të blerë?

Po! Nuk ka të dhëna që Covid-19 përhapet nëpërmjet ushqimit. Zvogëloni kontaktin me personat e tjerë dhe lani duart pasi t’ju sjellin ushqimin e porositur.

A mund të sëmurem nga Covid-19 edhe pse jam në moshë të re dhe të shëndetshme?

Po! Të rinjtë mund të përjetojnë ndërlikime të lidhura me Covid-19, ose mund të mos shfaqin simptoma fare.

Mund të dal jashtë për ecje?

Nëse ndiheni mirë, po! Mos harroni të paktë 1 metër larg nga personat e tjerë ose të vendosni maskë nëse nuk arrini të siguroni distancë.

Ndihem në stres rreth shpërthimit të Covid-19. Çfarë mund të bëj?

Në të gjithë luajmë rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit duke vendosur maskën dhe duke respektuar distancimin social. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori