EasyJet hyn edhe ne Kosove
Albeu.com
Kompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira ( low-cost) EasyJet, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva dhe Baseli për në Prishtinë dhe njëkohësisht ka hedhur në shitje biletat për këto dy destinacione, të cilat pritet të startojnë me 19 dhe 26 qershor të këtij viti.
EasyJet, fillimisht do të startojë me 4 fluturime në javë, ndërsa cmimet fillestare që ka publikuar kompania në websajtin e sajë zyrtarë janë 39.95 franka zviceriane për një drejtim apo 85.90 franka për një biletë dydrejtimeshe.

“EasyJet është bërë transportuesi ajror numër një në Evropë duke ofruar çmimet e biletave më të lira tek të gjithë aeroportet më të njohura. Si rezultat i kësaj, 300 milion udhëtarë sot jetojnë në një distance kohore jo më shumë se një ore nga aeroportet e EasyJet-it”, tha Andy Harrison, shef ekzekutiv i EasyJet.

Sipas tij, EasyJet është e vetmja aviokompani evropiane që duke ju falenderuar zhvillimeve tona në Kosovë, sot ofron zgjedhje për më shumë se 500 destinacione.

“EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira. Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme.

EasyJet ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

EasyJet është kompani e cila operon me shitjen e biletave vetëm përmes internetit dhe sa më herët që të blihet bileta, aq më lirë kushton ajo. Biletat e kësaj kompanie vinë duke u shtrenjtuar me ofrimin e ditës së fluturimit.
“Ardhja e EasyJet paraqet vendim historik jo vetëm për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës por për gjithë aviacionin civil në Kosovë dhe vetë Republikën e Kosovës. Ardhja e kësaj kompanie njëkohësisht paraqet një sinjal të fuqishëm për stabilitetin ekonomik e gjithashtu dhe politik të vendit. Gjithashtu është edhe shumë inkurajuese për të gjithë investitorët potencial që mendojnë të investojnë në Kosovë. Kjo edhe një herë paraqet përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në liberalizimin e tregut dhe rritjen e konkurencës në tregun e aviacionit civil dhe gjithashtu të angazhuar në maksimum për ofrimin e kushteve sa më të favorshme për biznese dhe investime të jashtme”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, ardhjes së EasyJet në Kosovës i kanë paraprirë rreth dy vite kontakte dhe bisedime.

“Herën e fundit në muajin dhjetor u takuam me përfaqësuesi e EasyJet në Gjenevë dhe pas saj ekipi i aviokompanisë erdhën në aeroport dhe bën auditimin. Pas rezultateve pozitive të audimit të operimeve në ANP, erdhi edhe vendimi konkret i kompanisë për fillimin e fluturimeve dhe hedhjen e biletave në treg për shitje. Gjithsecili që dëshiron të udhëtojë më këtë kompani tani mund të blejë biletë online”, tha tutje drejtori menaxhues, Agron Mustafa.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është kthyer në aeroportin më atraktiv në regjion, për lidhje të shumta me shumicën e qyteteve kryesore europiane.

Vitin që lamë pas, 2009, nëpër ANP kaluan 1.2 milion udhëtarë komercial dhe rreth 70 mijë ushtarak.
Ndërkohë pozitv paraqitet fakti se gjatë muajit janar të këtij viti, 2010, numri i udhëtarve vazhdoi të rritet, me rreth 14 përqind më shumë se në vitin 2009, ndërsa numri i fluturimeve është rritur me rreth 20 përqind, krahasuar me një vit më parë.
Shtuar më 16/02/2010, ora 21:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori