Eagle Mobile, që sot thotë "Alo"
Albeu.com
Një shërbim tjetër telefonik do të nis të funksionojë që sot në Shqipëri. Bëhet fjalë për telefoninë celulare Eagle Mobile e cila tashmë do të hyjë në tregun shqiptar me prefiksin e saj 067.Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin ka deklaruar për mediat se kjo kompani ka mbuluar me sinjal qytetet e Tiranës, Durrësit Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ndërsa në fillim të verës do të mbulojë të gjithë Shqipërinë duke sjellë edhe tarifa tërheqëse për popullin shqiptar. Sipas tij, Eagle Mobile synon të zgjerojë aktivitetin e vet duke u ofruar punë më shumë se 1000 personave.
Shtuar më 13/03/2008, ora 22:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori