Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Eagle Mobile permbyll me sukses nismen "Biznesi ne mbeshtetje te femijeve jetimeve"
Albeu.com
Eagle Mobile ka përmbyllur me sukses projektin “Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve Jetimë”, ku për një vit u përfshinë 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, përfaqësues të mediave, etj.
Ishte hera e parë që në vendin tonë u ndërmor një nismë e tillë në mbështetje të fëmijëve jetimë.

Të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt kontribuuan drejtpërdrejtë për jetimët, bazuar në fushën e tyre të aktivitetit, duke ndërmarrë projekte, duke bërë sponsorizime dhe aktivitete për këtë pjesë të shoqërisë sonë.

Shuma totale e shpenzuar nga të gjitha kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është mëse 120 mijë Euro. Ato kanë shkuar kryesisht në formë ndihmash tek fëmijët jetimë.

Në përmbyllje, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, z. Ali Taskin në fjalën e mbajtur ka falënderuar të gjithë kompanitë dhe subjektet mbështetëse pjesëmarrëse dhe shtoi se të gjithë kjo nismë ishte diçka qe nuk ishte bërë më parë.

“Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe ndihmoi Fëmijët Jetimë. Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve pati një rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u kënaqën më shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm,” tha Taskin.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi me biznesin dhe institucionet e tjera do të vazhdojë, por këtë herë në fushën e mjedisit, ku do të hidhen hapa të mëtejshëm e të suksesshëm. Roli i mediave ka qenë mjaft i rëndësishëm në këtë nismë, dhe z. Taskin i ka ftuar ata që të mbështesin edhe më tej këto mesazhe mjaft me vlerë dhe projekte që ndryshojnë jetë njerëzish.

Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin z. Orhan Coskun tha se një ndër parimet kryesore të Çalik Holding është ndihma ndaj shtresave në nevojë. Kjo dëshmohet qartë nga kontributi i menjëhershëm dhe pa hezitim i Çalik Holding me anë të kompanive të saj që operojnë në Shqipëri, në kohën e përmbytjeve në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, ku u dhuruan 150 mijë euro.

Kompanitë që mbështetën këtë nismë ishin: Agna Group, Aksoy Group, Alpet, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Eagle Mobile, Epoka University, FIAA, Hotel Sheraton, Huaëei Technologies, Kolegjet Turke, Interalbanian, Konfindustria, Klinikat Vrioni, Rrjeti i Dyqaneve LTB, Spitali Amerikan i Tiranës, Tropikal Resort – Durres, Turkish Airlines, ZKT, ZMQ, Panorama dhe “Më Shumë Dashuri”.

Ndërkohë, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Brendshme (lidhur me fëmijët e Policëve të vrarë në krye të detyrës), etj. kanë bashkëpunuar në përcaktimin e fëmijëve në nevojë që ndihmat e këtyre kompanive të ishin sa më efikase.

Pas përmbylljes së suksesshme të nismës “Biznesi në mbështetje të fëmijëve Jetimë, Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Mjedisit”. Kompania fton të gjitha bizneset që operojnë në vend që t’i bashkohen sërish kësaj iniciative që ka impakte aq të rëndësishëm në shoqëri.


Më poshtë gjeni të detajuar listën e pjesëmarrësve dhe mënyrat e kontributit të dhënë nga secila kompani dhe institucion në mbështetje të nismës “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”.


Agna Group ka kontribuuar me Dhurata dhe Ushqime,
Aksoy Group ka ndihmuar me Gjeneratorë dhe produkte ushqimore.
Alpet ka organizuar disa aktivitete, si dhe ka bërë Dhurata dhe Sponsorizime.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, FIAA dhe Konfindustria kanë dhënë mbështetje në këtë projekt duke u shkruar të gjithë bizneseve anëtare që të mbështesin këtë nismë me mundësitë dhe mënyrat e tyre.
Eagle Mobile ka organizuar Aktivitete; ka përgatitur Dhurata dhe akorduar bursa studimi.
Epoka University ka akorduar Bursa studimi për arsim të Lartë.
Hotel Sheraton ka mbështetur evenimente në lidhje me Fëmijët Jetimë.
Huaëei Technologies ka akorduar bursa studimi.
Institucionet ArsimoreTurgut Ozal ka akorduar bursa studimi
Interalbanian ka kontribuuar me produkte veshjeje (Konfeksione).
Klinikat Vrioni kontribuoi me kurime dentare falas.
Rrjeti i Dyqaneve LTB ka kontribuuar me veshje
Spitali Amerikan i Tiranës ka kuruar falas fëmijë jetimë.
Tropikal Resort – Durres; zhvilloi aktivitete në mbështetje të projektit
Turkish Airlines ka kontribuuar me oferta dhe çmime të reduktuara në bileta fluturimi për jetimët.
ZKT ka dhuruar kondicionerë
ZMQ ka mbështetur projektin

Mbështetës të kësaj nisme ishin:

Znj. Liri Berisha, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”
Znj. Valentina Leskaj, deputete e PS
Z. Ilir Çumani, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale
Ministria e Brendshme
Shtuar më 09/02/2010, ora 22:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori