Eagle Mobile dhe Albtelecom edhe mbreme kane vijuar ofrimin normal te sherbimeve
Albeu.com
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike mbrëmjen e të martës në shkallë vendi, disa media kanë publikuar lajmin se po ashtu është shkëputur tërësisht komunikimi telefonik në vend. Kompania Eagle Mobile dhe kompania Albtelecom informojnë ...... median dhe publikun e gjerë se nuk kanë pasur asnjë shkëputje të sinjalit gjatë 40 minutave të shkëputjes totale të energjisë elektrike ne vend. Lajmi i transmetuar në disa televizione dhe i publikuar në gazeta edhe në faqe interneti nuk qëndron. Dy kompanitë e Grupit Çalik në Shqipëri, konfirmojnë zyrtarisht që nuk ka patur asnjë ndërprerje të sinjalit në asnjë zonë të vendit.

Eagle Mobile ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe zotëron gjeneratorë dhe bateri mbështetëse për antenat dhe padyshim edhe në zyrat teknike në Tiranë. Kompania s’mund të qëndrojë e ndërvarur nga shkëputjet e energjisë elektrike dhe ka garantuar mbajtjen në gjendje pune për ditë të tëra edhe gjatë mungesës së energjisë.

Në respekt të etikës së gazetarisë dhe të informimit publik, ftojmë të gjitha mediat të komunikojnë paraprakisht me Eagle Mobile dhe Albtelecom për të konfirmuar lajmet që i përcjellin publikut dhe që janë të lidhura me këto kompani apo me fushën e tyre të aktivitetit.
Shtuar më 24/02/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori