E zuri korenti në shtëpi, humb jetën 68 vjeçari
Pëlqej
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Velipojën.

Një 68 vjeçar ka humbur tragjikisht jetën pasi ka mbetur në korrent, në fshatin Pulaj në Velipojë.

68-vjeçari ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka prekur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën.

Ndue Lusha, banues në Velipojë është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori