EMRAT/ Aksident me dy të lënduar në Lezhë

Një aksident është regjistruar së fundmi në Lezhë.

Mësohet se Florjan Colaj duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një tjetër automjet pa targa, që drejtohej nga Alban Zusi.

Si pasojë e përplasjes të dy shoferët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Dy të lëndurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 4.09.2023 15:27