E zgjodhi vetë Tahiri, Moisi Habilaj i solli dhuratë kostum "Hugo Boss"?
Përveç bizhuterive të shtrenjta për të shoqen e tij, në rrëfimin e Moisi Habilajt u tha se kishte blerë një kostum "Hugo Boss" për Saimir Tahirin.

Kostum që sipas Habilajve ishte përzgjedhur nga vetë ish-ministri Saimir Tahiri.

Në letërporosinë e ardhur nga autoritetet italiane është përfolur dhe kostumi Hugo Boss, por sipas Guardia di Finanza tregtari i dyqanit që ka thënë Moisi Habilaj e ka mohuar shitjen e kostumit në fjalë.

Hetuesit i kanë treguar fotot e Saimir Tahirit dhe e kanë pyetur nëse ai kishte zgjedhur ndonjë kostum, por përgjigja ka qenë negative. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2018, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori