E zë korenti, humb jetën 60-vjeçari në Gjirokastër
Ditën e sotme ka humbur jetën një 60-vjeçar në Gjirokastër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

"Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbërritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij"-njofton policia e Shtetit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori