E zbulon Malaj: Cilës parti opozitare i ka ofruar Rama të futet në qeveri
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka thënë mbrëmjen e sotme se kreu i PAA Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri.

I ftuar në "Temp Ora" Malaj tha se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.

Malaj:Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik.

Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni.

Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend.

Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha.
Shtuar më 23/06/2020, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori