E zbulon Elia: Princesha erdhi në jetë në 18 vjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Geraldinë

Elia Zaharia Zogu ka reaguar vetëm pak ditë pasi u bë nënë e një vajze për herë të parë, duke falenderuar miqtë për urimet me rastin e lindjes së Geraldinës.

"Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”- shkruan Elja Zaharia.

Shtuar më 30/10/2020, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori