E zbuloi vetë Rama, ky është qyteti ku do të kandidoj si deputet
Kryeministri Edi Rama deklaroi do të kandidojë si deputet sërish në Vlorë.

Ai shtoi se me qytetin e Vlorës e lidh fati, historia e familjes dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar”

Fjala e Ramës:

Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra dhe jam tani.

Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime.Në Vlorë kam qenë kur kam qenë Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin.

Këta që më thonë mua kështu nuk do bëjnë dot në jetën e tyre aq metra sa kam bërë kilometra në Shqipëri. I kam rënë cep më cep sa e di nga rruga ku jam kur e di se nuk ka valë telefoni.

Kjo nuk është ndonjë zotësi por s’do kem nevojë të bëj shumë km por do bëj shumë metra në Vlorë që më ka lidhur fati, familja dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar.

Jemi këtu për ta zbuluar këtë bukuriVlorës ti dalë zëri gjithandej jo vetëm në shqip por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh dhe të shijosh bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e vlerat e krijuara bashkë me njerëzit
Shtuar më 25/09/2020, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori