Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë, shefi i qarkullimit: Dyshojmë se fajtor ka qenë shoferi i urbanit, i është bërë testi i drogës pasi…

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme (27 shkurt) në Tiranë. Një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit.

Shefi i qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka ka deklaruar se po hetohet për zbardhejn e plotë të shkaqeve.

Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha për Neës 24, se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë të pestë shoferëve të përfshirë në aksident u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Gjoka: Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksidnet u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë. Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur.


Shtuar 27.02.2023 15:57