E vrau një plumb nga 15 metra larg: Çfarë thotë ekspertiza për Admir Muratajn
Admir Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Në këtë konkluzion dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore.

Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda të cilët po kryejnë hetimet për mega grabitjen në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.

Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari. Për këtë, Prokuroria mbetet në pritje të ekspertizës balistike. Për momentin maska që mbante Murataj në koke mbahet në laboratorin kriminalistik.

Ndërkohë, për policët që morën pjesë në aksion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal për vrasje.

10 ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë, duke hedhur dyshime për vrasje me dashje e duke kërkuar hetime për të zbuluar vrasësit e Muratajt./a2
Shtuar më 16/05/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori