E vrau Marjon për gjakun e vëllait, flet në gjykatë Kastriot Gjuzi
Pëlqej
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi.

Gjuzi është i akuzuar për vrasjen e të riut Mario Majollari, 28-vjeç në Tiranë.

Në Gjykatë ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen por ka deklaruar se ka qënë pranë vendngjarjes.

"Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qene 50 metra larg vendit të ngjarje pasi kam vjehrrin afër.

U largova se erdhën shume forca policie dhe mendova se mos kanë bërë gjë nipërit.

Po kthehesha me dëshirën time nga Kosova pasi nuk kam lidhje me vrasjen..."

Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë. /albeu.com/




Shtuar më 22/04/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori