E vrau dhe e zhduku shoku? Në makinën e të riut gjenden gjurmë gjaku
Pëlqej
Pak javë më parë u dha alarmi për zhdukjen e një tregtari në Laç.

Policia ditën e djeshme vuri në pranga shokun e tij, tregtar, me të cilin kishte udhëtuar nga Peqini drejt Laçit për të shitur mallra.

Arrestimi i tij është bërë për shkak se dyshohet se ai është autori i vrasjes dhe zhdukjes së trupit të shokut të tij.

Burime nga grupi hetimor thonë se brenda automjetit tip "Volksëagen" janë gjetur gjurmë gjaku.

Është pikërisht makina ngjyrë e bardhë me targa AA 569 DR, që përdorej edhe nga shoku i tij Aleksandër Fadili.

Ky automjet dyshohet se është larë dy herë mëngjesin e 30 prillit, për të zhdukur njollat e gjakut që ndodheshin në të.

Gjithashtu në bagazhin e automjetit janë gjetur një palë gërshërë, të cilat 30-vjeçari Fejzillari i mbante në kroskot.

Po kështu, një telefon celular që i përkiste Fation Fejzillarit është gjetur i thyer dhe i prishur brenda makinës.

Aleksandër Fadili është arrestuar si person i dyshuar për zhdukjen e shokut të tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori