Shqiptari e vrau bashkë me të dashurin e ri, flet vajza e ukrainases: Ishte i frikshëm
Një 45 vjeçar shqiptar është i dyshuari kryesor për një krim mizor në Greqi ku dyshohet se ka vrarë në mënyrë makabre ish të dashurën ukrainase dhe të dashurin e saj të ri.

Vajza e 43 vjeçares ukrainase e vrarë mizorisht nga ish-i dashuri i saj shqiptar, ka folur publikisht në mediat greke, duke treguar dhunën barbare që autori i dyshuar i krimit kishte ushtruar.

Vajza duke folur për televizionin grek Mega, deklaroi se është e sigurt që ish-partneri i nënës së saj është ai që kreu krimin e dyfishtë.

Shqiptari i dënuar më herët për grabitje dhe drogë, nuk kishte pranuar ndarjen nga gruaja që jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Greqi.

“Ai ishte me të vërtetë kërcënues. Kishte frikë prej tij në përgjithësi. Sigurisht … ai i ka thyer krahun në të kaluarën. Nëna nuk ka folur kurrë, ajo ishte e mbyllur”.

20-vjeçarja, siç thotë në emision se ishte i vetmi person që e dinte mënyrën se si ish-partneri e trajtoi nënën e saj:

"Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë me jetën tonë. Sigurisht që ai nuk e pëlqente këtë vendim"- tha ndër të tjera vajza e viktimës.
Shtuar më 22/10/2020, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori