E vranë për të marrë gjak, detaje nga krimi në Shkodër
Detaje të reja zbardhen nga krimi në Vaun e Dejës, ku u gjet i pajetë 27 vjeçari Gjin Borici Ndoj.

Deri më tani, dyshohet se i riu u vra me plumb në kokë për gjakmarrje, pasi rezulton me precedent penal në fushën e krimeve.

Pranë tij është gjetur dhe një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.
Shtuar më 09/08/2020, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori