E vranë në mes të Bllokut, kush është objektivi i atentatit që tronditi Tiranën
Pëlqej
Policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me atentatin e para pak minutave në Tiranë.

Mësohet se viktima është 64 vjeccari Memli Begalla.

Ai u gjet i vdekur në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet.

Mësohet se ai është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij.

Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.

Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.

Sipas dyshimeve paraprake, banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe mendohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator për të kryer vrasjen.
Shtuar më 14/02/2018, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori