E vranë me breshëri kallashnikovi, kush është babai i tre djemve
71-vjeçari i vrarë me breshëri kallashnikovi në afërsi të kryqëzimit të Rinasit quhet Abdulla Budlla dhe mësohet se punonte si taksist.

Mësohet gjithashtu se viktima është vrarë nga persona që qarkullonin me një automjet, ndërsa trupi është gjetur pranë mjetit me të cilin udhëtonte i moshuari.

Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paiddentifikuar ndërsa blutë e kryeqytetit kanë blinduar zonën dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Viktima është babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit.


Shtuar më 03/08/2020, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori