Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
E vetmja që kërkoi falje për Enverin, kush ishte Liri Belishova
Pëlqej
Ish-antarja e Byrosë politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova është ndarë nga jeta në moshën 92 vjecare.

Ajo ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste ndërkohë që ka ndërruar jetë vetëm dy orë më parë në kryeqytet.

Liri Belishova ka qenë ndër të vetmet komuniste që ka kërkuar falje për bashkëpunimin me diktatorin Enver Hoxha dhe ka rrëfyer shumë nga krimet që kanë ndodhur në periudhën e luftës dhe pas saj.

Liri Belishova lindi në Belishovë të krahinës së Mallakastrës. Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937 në Ballsh.

Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e mbretërisë.

Belishova u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe humbi një sy. Gjatë viteve 1946 dhe 1947 ajo ishte kryetare e Shqipërisë e Rinisë Popullore (Rinia Popullore).

Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori