Shkencëtarët mendojnë se mund ta kenë zbuluar arsyen përse
stresi sjell
thinjen e
flokëve, si dhe mënyrat sesi mund të frenohet ky proces pa shkuar tek boja.
Eksperimentet tek minjtë treguan se
qelizat burimore që kontrollojnë lëkurën dhe ngjyrën e
flokëve u dëmtuan shumë në kushtet e një
stresi intensiv. Në rastin e minjve, gëzofi i tyre i errët u bë i bardhë brenda disa javësh.
Autorët e studimit të botuar në revistën Nature, të cilët vijnë nga Universitetet e Sao Paulos dhe
Harvardit, besojnë se kjo lidhet me
qelizat që janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës dhe ngjyrën e
flokëve dhe të lëkurës.
“Ne tani e dimë me siguri se
stresi është përgjegjës për këtë ndryshim specifik tek ju dhe mënyrën se si funksionon ai,” tha Prof Ya-Cieh Hsu nga Universiteti i
Harvardit.
Studiuesit amerikanë dhe brazilianë këmbëngulin se kjo rrugë vlen të hulumtohet më tej për të zhvilluar një ilaç I cili parandalon çngjyrimin e flokut me kalimin e moshës.
Ata mundën të identifikojnë proteinën që shkaktonte ndryshimin e ngjyrës së gëzofit tek minjtë, ciklin kinase CDK, dhe panë se kur ajo suprimohej, mund të parandalohej ngjyrosja e qimes.
Burrat dhe gratë mund të
thinjen që kur kalojnë mesin e të 30-tave, por ndonëse kjo është në masë të madhe pasojë e procesit të natyrshëm të plakjes dhe Geneve,
stresi luan dhe ai një rol të rëndësishëm.
Shtuar më 13/10/2020,
ora 16:20