E vërteta e videos ku Cardi B shfaqet duke dëgjuar këngën shqiptare (VIDEO)
Ditën e sotme i gjithë rrjeti po zien nga lajmet se Cardi B në një video live në Instagram ka dëgjuar këngën “Të ka lali shpirt”.

Ishte vetë këngëtarja Silva Gunbardhi, ajo që e ka shpërndarë videon në Instagram dhe ka shkruar krah saj” Të dua @iamcardib”.

Por, në fakt e vërteta duket ndryshe.



Si fillim, kjo video e Cardit është realizuar para 4 muajve gjatë periudhës së karantinës.

Së dyti, autorja e hitit “Bodak Yellow” ka qenë duke dëgjuar një këngë tjetër dhe kënga shqiptare duket të jetë bërë me montazh.


7 vite më parë Silva Gunbardhi, partneri i saj Dafi dhe Mandi sollën këngën “Të ka lali shpirt” që papritur e pakuptur do kthehej në një hit, shkruan iconstyle.

Kjo këngë fitoi jo vetëm zemrat e shqiptarëve, por gjithashtu, kaloi edhe kufijtë duke bërë namin në Ballkan, por jo vetëm.

Aktualisht, ky bashkëpunim numëron 549 milionë klikime duke u renditur si një nga këngët më të klikuara shqiptare.
Shtuar më 05/08/2020, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori