Dhunoi vajzën dhe nuk iu bind policisë, babai 60 vjeçar e pëson keq

Policia e Krujës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Gj. K., banues në fshatin Zallë të Fushë-Krujës akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Babai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.06.2020 07:15