Sherri nisi në fushë dhe vazhdoi në tunel, pamje të turpshme në “Metropolitano” (VIDEO)

Tension i madh në duelin Atletico Madrid-Manchester City, teksa plasi që në fushë. Stefan Savic kapi për flokësh në fushë Jack Grealish.

Më pas beteja u zhvendos në tunel, ku dy lojtarët kishin ende diçka për të sqaruar. Aty u bë një rrëmujë e madhe.

Sime Vrsalkjo shfaqet me pas i tërbuar dhe lëshon edhe një send nga futbollistët e Manchester City.

Gjithçka është kapur nga kamerat dhe pritet që UEFA të hapë edhe një proces disiplinor për ato që ndodhi.

Sa i takon ndeshjes, ajo përfundoi 0-0 dhe në fund ishte Manchester City që festoi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.