“Lukaku i ka treguar një shoku lamtumirën nga Chelsea”

E ardhmja e Romelu Lukakut (28 vjeç) tregon më shumë jashtë sesa brenda Chelseat.

I rikthyer në Angli verën e kaluar nga Interi në këmbim të një shume milionerësh, sulmuesi ka objektivin e qartë largimin nga skuadra londineze. Mungesa e harmonisë me trajnerin Thomas Tuchel është evidente dhe të gjitha rrugët tregojnë për lamtumirën e belgut.

I pyetur pikërisht për mundësinë e një lamtumire, si dhe për një rikthimi sërish te Inter, Fabio Bergomi theksoi në CMIT TV se “belgu i tha një miku se tashmë i kishte thënë lamtumirë shokëve të skuadrës”.

Rruga që Lukaku të zbarkojë te Interi është e qartë, sipas asaj që tregon vetë Bergomi: “Shitet Correa, për të cilin tashmë Lille e ka kërkuar, Alexis Sachez largohet, ata nuk llogarisin as Caicedon. Nëse Lautaro largohet, mund të marrin Dybalan. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 16:55