E trishtë, 16-vjeçari shqiptar humb betejën me kancerin në Itali
Mateo Hoxha është i riu shqiptar me banim në Itali që humbi jetën për shkak të sëmundjes së rëndë, kancerit.

Mateo ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në spitalin e Castelfrancos, Itali.

16-vjeçari shqiptar studionte në vitin e dytë të liceut në Levi di Monebellunas dhe ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë prillin e kaluar.

Ai i ishte nënshtruar një terapie intensive, ishte përmirësuar dhe ishte rikthyer në shkollë, por sëmundja u rishfaq duke përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore. /albeu.com/

Shtuar më 17/12/2017, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori