E tradhtuan komshia, aroma dhe perdet: Policia kap shqiptarin në “shtëpinë e barit” në Angli
Policia e Hartlepool arrestoi 25-vjeçarin
shqiptar Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë
kanabisi në zonë pasi një efektiv policie u tregua shumë i kujdesshëm gjatë patrullimit.
Mediat britanike raportojnë se një efektiv policie kishte ndjerë aromën e
kanabisit në lagje duke filluar të kërkonte se nga vinte.
Pasi pikasi një shtëpi ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë
kanabisi,
ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura, raporton albeu.com.
Më pas, polici trokiti në derën e komshijes, e cila e hapi dhe e ftoi atë brenda.
Komshia i rrëfeu policit se në shtëpinë ngjitur qendronin tre të rinj të huaj,
ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.
Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në "shtëpinë e barit" duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin
shqiptar.
Gjatë kontrolleve u gjetën një numër i madh rrënjesh
kanabisi me vlerë tregu 152 000 paund.
Në dëshminë e tij në gjykatë ai u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i
kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.
Në fund, i riu
shqiptar u dënua me 6 muaj burg,
ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e
kanabisit. /albeu.com
Shtuar më 22/01/2021,
ora 12:08