E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
E tmerrshme, shqiptari përdhunonte shoqet e shokët e vajzës për vite me rradhë
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në Rodos, ditën e dielë pasi akuzohet për përdhunim.

Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur të mitur.

Mediat greke shkruajnë se shtetasi në fjalë akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajza 6-vjeçare në verën e vitit 2013 dhe në vitin 2009, me një vajzë 14 vjeçe, të cilën e kishte edhe të afërme.

Abuzimi me këtë të fundit ka zgjatur për katër vite.

Një tjetër rast që kanë zbuluar hetuesit është edhe ai me një djalë 13 vjeç në vitin 2008, edhe ky i afërm i abuzuesit.

Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfitonte nga fëmijët duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërinë që ata kishin me vajzën e tyre për tu shfrytëzuar seksualisht.

Një tjetër viktimë e abuzuar prej vitesh, një vajzë, është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për “kruaje në organet gjenitale”.

Ajo e përshkroi sulmin nga shqiptari të ndodhur 2-3 herë në javë dhe ai që i jepte 3-4 euro çdo herë duke i thënë se ajo që bënin ishte normale. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori