E TMERRSHME/ Kunati me dy djemtë bën për spital 55-vjeçaren në Durrës
Një konflikt i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se një grua 55-vjeçe ka përfunduar në spital me plagë të rënda.

Pas një mjekimi është dërguar për mjekimspecializuar në Tiranë, autorë të kësaj ngjarje ka qenë kunati i shtetases Q.K. dhe dy djemtë e tij.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekimspecializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori