E therën dy shqiptarë mes Islandës, motra përlot me fjalët për Klevisin
Ka humbur jetën 20-vjeçari nga Skrapari që u ther me thikë nga dy shqiptarë në kryeqytetin e Islandës.

I riu Klevis Sula humbi jetën në një spital në Islandë, aty ku po merrte mjekimin pas plagëve të rëndë. Por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një monumenti kulturor në sheshin qëndror të Rejkjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit.

Policia islandeze ka vënë në pranga autorët të cilët sipas mediave vendase janë në gjendje të rënduar emocionale.

Pas humbjes së jetës së 20-vjeçarit, miq e dashamirës kanë shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta e një djali shëmbullor si Klevisi.

Motra e të riut i ka kushtuar një postim të ndjerë në Facebook ku shkruan se nuk mundet dot t’I thotë lamtumirë.

“Po si mundem une, ne,, te te themi ty Lamtumire?! A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty…”-shkruan e motra në Facebook.

Statusi në Facebook

Ti ishe engjelli me i bukur ketu ne toke por Zoti nuk te la mes nesh te vendosi flatrat e te mori prane vetes!!!

Po si mundem une, ne,, te te themi ty Lamtumire?!

A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty..

A do mundem une..ne ..te harrojme kujtimet me ty..?
A do jemi ne te njejtet Pa Ty…?

A do mund te qendrojne me ne kembe keto male te larte nga dhimbja jone e madhe?

Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush?

Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane…

Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh…prane te gjithve jo te shdnerroheshe ne nje vegim..ne nje kujtim dhe ne nje dhimbje te perhershme!!!

Sot bashke me zemren tende eshte vrare edhe zemra e nje motre, eshte vrare zemra e nje vellai, e nje nene, jane varur koka nga pikellimi dhe lotet sdo ti ndali as pernedimi dhe as agimi i shume diteve qe do te vijne…

Une.. akoma po te pres vella..do te te pres dhe do te te percjell perseri..pastaj e ke radhen ti te me presesh mua te na presesh ne se nje dite do te jemi prane teje ……” /albeu.com/





Shtuar më 09/12/2017, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori