Karkalecat “pushtojnë” një qytet në SHBA, tmerrohen banorët (VIDEO)

Një qytet i vogël në Nevada të SHBA po terrorizohet nga një infektim ‘biblik’ nga insekte kanibaliste që kanë mbuluar rrugët, kanë pushtuar ndërtesat dhe kanë alarmuar banorët.

Insektet që kanë pushtuar Elkon jo vetëm që po gllabërojnë të gjitha të korrat, por janë gjithashtu një rrezik në lëvizjen e mjeteve pasi miliona prej tyre u shtypën nga makinat, duke krijuar një sipërfaqe të rrëshqitshme.

Banorët po merren gjithashtu me turmën e insekteve që mbulojnë tokën, zvarriten nëpër mure dhe pushtojnë ndërtesat.

Pavarësisht emrit të tyre, insektet i ngjajnë shumë karkalecave, sipas Universitetit të Nevadës. Ata nuk fluturojnë, por ecin ose zvarritën.

Dhe megjithëse janë krejtësisht të padëmshëm për njerëzit, insektet janë gjithsesi frikësuese për vendasit që vuajnë nga fobitë.

 


Shtuar 18.06.2023 18:37