E tallën si të çuditshëm, por kryeministri më tërheqës sapo kopjoi Ramën

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është padyshim një ndër kryeministrat më interesant, e kjo falë zgjedhjeve të veshjeve gati të çuditshme, në takime të rëndësishme ku ai ka marrë pjesë.

Rama, jo vetëm që bëri që mediat e huaja të shkruanin për atletet e çorapet e tij me ngjyra por arriti të frymëzojë një ndër kryeministrat më tërheqës në botë.

E ai është kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

Kryeministri më “seksi” në botë ka huazuar nga kryeministri Rama stilin e veçantë të çorapeve.

Por nëse Rama ka rënë në sy me çorapë me ngjyra të ndezura, Trudeau ka dalë në një intervistë për median, me çorape me figura kafshësh.

Kjo dalje e kryeministrit kanadez është komentuar gjërë në rrjetet sociale, por për ne kjo nuk përbën çudi, kjo për faktit se Edi Rama është padyshim i pari që e solli këtë trend. /albeu.com/


Shtuar më 23/09/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori