E sulmoi ariu në Kukës, bariu niset me helikopter në spital (FOTO & VIDEO)
Ekrem Onuzi është një bari në Kukës i cili është sulmuar nga një ari mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës.

45 vjeccari ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është sulmuar nga ariu i cili i ka shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup, por dhe hemoragji.

Mësohet se bariu ka arritur të njoftojë sallën e emergjencave dhe pas dy orësh ariti një helikopteri i cili e transportoi drejt spitalit.

Ai ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij.


E sulmoi ariu në Kukës, bariu n9iset me helikopter në spital (FOTO LAJM)

Shtuar më 20/10/2019, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori