E sqaroi më në fund! Rudina Hajdari tregon me cilën parti do të kandidojë në zgjedhje
Deputetja, Rudina Hajdari ka sqaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë si deputete me partinë politikeNisma”.

Në një intervistë për Euronews, u shpreh se mbetet për tu diskutuar se cilët do të jenë emrat e shoqërisë civile që do bëhen pjesë e partisë.

“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi Hajdari.

Në fjalën e saj theksoi se ka ndryshim mes shoqërisë civile “Nisma Thurje” dhe partisë politikeNisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, theksoi deputetja.
Shtuar më 12/10/2020, ora 21:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori