E spiunuan shokët, policia kap me patentë false të riun në Tiranë
Një i ri nga Tirana është arrestuar nga policia pasi lëvizte me makinë me patentë false.

Policia është vënë në dijeni nga persona të afërt të të riut, të cilët kishin dijeni për këtë veprim të tijin.

"Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër", bëjnë me dije burimet zyrtare.

Në këto kushte, vijon policia, u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.
Shtuar më 21/01/2019, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori