E skualifikuan nga lista e kandidatëve për deputet, Salianji: Nuk heq dorë nga PD!
"Unë me PD-në jam bashkuar në opozitë, jam përplasur ballazi me qeverinë dhe në PD kam qenë dhe do të jem, e do të jap kontributin tim në Partinë Demokratike të Shqipërisë..."

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një intervistë për news24, i pyetur për shtyrjen e kandidaturës për deputet, deklaroi se kjo gjë ka pak rëndësi për të, kurse shtoi se “nuk iu vendos assesi flakën interesit të demokratëve”.

Salianji vlerësoi se e shikon politikën si mision dhe jo si një interes personal.

"Demokratët kanë reaguar në këtë javë për këtë vendim-marrje të Komisionit. Unë me PD-në jam bashkuar në opozitë, jam përplasur ballazi me qeverinë dhe në PD kam qenë dhe do të jem, e do të jap kontributin tim në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një proces ky Lulzim Basha delegon vendim-marrje për të demokratizuar më tej PD-në.

Komisioni shoshit kandidaturat dhe në fund vendoset se kush do të jetë kandidat për deputet. Ne jemi të bashkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë do të vazhdoj të bëj politikë dhe nuk ka fare rëndësi nëse jam apo jo kandidat për deputet. Do të vazhdoj të kontribuoj njësoj dhe fuqishëm në Partinë Demokratike.

Kam bërë opozitë të fortë në një kohë të vështirë. Nuk ka pushtet abuzues në PD. E rëndësishme është që në fund ne shkojmë të bashkuar në zgjedhje për të mposhtur Edi Ramën. Do të jem me PD-në në çdo rast. Nuk iu vu flakën interesit të demokratëve. Jam ndër personat më të votuar.

Ka pasur komunikim publik të PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Raporti mes meje dhe Lulzim Bashës nuk ka ndryshuar", tha Salianji.

Shtuar më 31/10/2020, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori