E shtuna e zezë, një person gjendet i pajetë në Gramsh
Pëlqej
Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në lagjen “Parku” në Gramsh.

Mësohet se personi i gjetur i pajetë është shtetasi O. L., 42 vjeç banues në fshatin Grabovë e Poshtme.

Policia njofton se viktima ka qenë në një lokal në këtë lagje, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për përcaktimin e tyre.

Ndërkohë këtë të shtunë, kanë ndodhur tre aksidente të frikshme rrugore, dhe dy persona janë vetëvrarë. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori