E shtruan tek Infektivi pa i bërë tamponin, vdes pogradecari nga COVID-19
Një tjetër viktimë është shënuar tek Infektivi. Burimet bëjnë me dije se viktima është një 67-vjeçar nga Pogradeci.

Mësohet se i moshuari ishte shtruar tek Infektivi dhe pse tamponi për COVID-19 i është marrë vetëm sot.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar ku dhe humbi jetën sot.

Rikujtojmë se ditën e sotme janë raportuar 11 viktima nga COVID-19 në vend, dhe mbi 700 infektime të reja.

Shtuar më 19/11/2020, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori