E shoqëruan për në shtëpi dhe e ekzekutuan, ky është viktima në Dibër
Pëlqej
Personi që shihni në foton më poshtë është i riu që u gjet i pajete ne oborrin e baneses se tij në Dibër, i vrare me arme zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë pak pas mesante dhe mesohet se ai eshte identifikuar si shtetasi Elsi Kosiqi.

Djali që shikoni në foton më sipër është i riu që u vra mbrëmë në oborrin e banesës së tij në Dibër.

Viktima është shtetasi Elsi Kosiqi, dhe ngjarja ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës.

Mësohet se viktima është vrarë me armë zjarri ndërkohë banorët janë shprehur se Kosiqi kishte precedentë të ndryshëm penalë.

Elsi Kosiqi kishte në pronësi një hotel në Llixhat në Peshkopi.

Viktima sapo ishte kthyer nga Maqedonia mengjesin e dites se sotme.

Nuk dihet me kë ka udhetuar, por besohet se personat që e kanë shoqëruar janë edhe autorët e krimit.

Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë kur u ekzekutua me armë zjarri. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori