E shoqëronin dy persona, detaje nga zhdukja e 18-vjeçarit në Korab
Jana zbardhur detajet e para nga zhdukja e tw riut nw Dibwr i cili nuk ka asnjw gjurmw prej 5 ditwsh.

Sipas familjarëve, i riu Ardian Pali ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t’i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike.

Pali, prej 5 ditësh është shpallur i zhdukur. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në mal.

Këta të fundit, në dëshminë e tyre kanë thënë se u ndanë nga Ardian Pali në mal, për shkak të një stuhie dhe nga ai moment nuk e panë më.
Shtuar më 23/05/2020, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori