E shkarkuan nga fakulteti i Inxhinierisë, Seranaj: Shpresoj të korrigjohet gabimi
Profesori Agim Seranaj është shkarkuar nga detyra e tij si zv/dekan i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, Seranaj shprehet se ende nuk është e shkruar arsyeja.

Ai thotë se të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar sipas ligjit e ka dekani, për të cilën ka edhe procedura që sipas tij nuk janë zbatuar. “Shpresoj që gabimi do të korrigjohet”, u shpreh Seranaj.

Më tej ai u ndal te situata pas tërmetit.

“Një profesionist duhet të japë kontribut personal. Jemi paralelisht për të ndihmuar qeverinë dhe shoqërinë. Të bëjmë detyrën ndaj qytetarit dhe shtetit tonë. Pjesa profesionale teknike duhet të drejtohet në mënyrë shkencore, profesionale teknike. Kemi propozuar të krijohet një autoritet rindërtimi. Në treg ka konkurencë të çdo aktiviteti. Në një tërmet të ardhshëm jemi më të përgatitur. Prej ngarkesavë në kohën kur kemi dorëzuar propozimimin qeveria ka qënë e angazhuar, shpresojmë që kjo javë të fillojë me dritën jeshile. Kërkojmë të bëhemi sa më ndihmues. Krijimi i këtij autoriteti të rindërtimit prodhon standardin me të cilin duhet të punohet. Standardi që kemi propozuar është përmirësimi i parametrave sizmikë”, tha Seranaj.

Më tej ai theksoi se një pjesë e ndërtesave të prishura nga tërmeti ishin për tu prishur për shkak të dëmtimeve. Por ai u shpreh se e rëndësishmë është të zbulohet kush është shkaku i dëmtitmit të këtyre godinave.
Shtuar më 23/12/2019, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori