E shkarkoi Rama nga puna, Musabelliu tregon jetën larg Shqipërisë
Prej disa kohësh këngëtari

Klajdi Musabelliu u shkarkua pak muaj më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ai ishte emëruar më parë në këtë punë nga LSI dhe u bë shembull nga Rama si një person i vendosur politikisht në një drejtori të rëndësishme.

Pas shkarkimit nga puna, këngëtari u larguar drejt Italisë.

Ai ka zgjedhur ishullin e Siçilisë, një vend mjaft i vizituar nga turistët dhe puna të cilën po bën është komplet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Në një intervistë për emisionin "Kafein", Klajdi ka treguar se për momentin është duke punuar në një resort ku përkatësisht merret me turistët.

"Per momentin ndodhem ne nje resort, merrem me turistët. I shoqëroj dhe ju tregoj ishullin. Bëj edhe PR e resortit", -shprehet Klajdi. /albeu.com/



Shtuar më 26/06/2018, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori