E shkarkoi nga detyra, ish-zëvendësi socialist tregon veset e kryebashkiakes së LSI-së
Qarku i Gjirokastrës u bë shkak konflikti midis PS-së e LSI-së, kur kryebashkiakja e LSI-së, Zamira Rami shkarkoi nga detyra zëvendësin e saj socialist Ylli Muhon.

Ndonëse në shkresën zyrtare të firmosur nga Rami nuk jepej motivacioni i shkarkimit, ish-nënkryetari Ylli Muho, ka thyer heshtjen pas katër ditësh.

Në një prononcim për TV Gjirokastra, Muho ndonëse nuk tregoi arsyet e shkarkimit akuzoi rëndë kryebashkiaken e LSI-së, Ramin si të paditur dhe arrogante, ndërsa iu kërkon ndjesë gjirokastritëve socialistë që iu ka kërkuar votën, pikërisht që ajo të vihej në këtë detyrë.

“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve. Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikërisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, tha Muho. /albeu.com/


Shtuar më 20/02/2017, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori