E shitën te trafikantët, 15-vjeçarja i jep fund jetës
Një vajzë 15-vjeçare nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara i ka dhënë fund jetës pasi u rrëmbye dhe u shit te disa trafikantë seksi.

Bëhet e ditur se ajo u rrëmbye në vitin 2017, pranë shkollës ku merrte mësim.

Familjarët e shqetësuar bënë denoncimin në polici dhe autoritetet arritën që të bien në gjurmët e trafikantit.

Pas disa ditësh Letty u la e lirë nga rrëmbyesi e saj.

Familja e 15-vjeçares beson se trafikanti punonte për burra të tjerë, dhe vajza e tyre shrytëzohej për seks.

Babai i saj tha se ajo trafikohej në shtëpi të mbushura me drogë, aty ku u gjet pasi u rrëmbye.

Familjarët thonë se Leticia Serrano u mbyll në tualet dhe u vetëvra.
Shtuar më 18/10/2019, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori